Futbollisti legjendar anglez Gareth Barry, pas katër vitesh në pension, befasoi botën e futbollit dhe iu rikthye lojës.
Njeriu, i cili do të mbahet mend si lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Ligës Premier (653), këtë mëngjes ka nënshkruar kontratë me Hurstpierpoint, klub i ligës së 11-të të Anglisë dhe do të luajë futboll në moshën 44-vjeçare.
Gareth Barry përfundoi karrierën e tij shumë të suksesshme në vitin 2020 në fanellën e West Bromwich Albion, por katër vjet më vonë ai vendosi se ishte koha për t’u rikthyer në fushat e futbollit.
✍️ BARRY IS A BLUEDOG! 🔵🐶
We are beyond delighted to announce that former-England international and all-time Premier League record appearance holder, Gareth Barry, has signed for Hurstpierpoint Football Club. pic.twitter.com/cMsrJcmm4o
— Hurstpierpoint FC (@hurstpierpoint1) July 22, 2024
Edhe pse është e diskutueshme në çfarë forme fizike do të jetë, Barry me siguri do të jetë një përforcim për ekipin e ligës së 11-të për shkak të cilësisë së futbollit që luhet në atë nivel, por edhe për aspektin e marketingut.
Kjo lëvizje erdhi falë miqësisë së Barryt me trajnerin Michael Standing, i cili ishte agjenti i tij për një kohë gjatë karrierës së tij.
🚨🏴 𝐎𝐅𝐅𝐈𝐂𝐈𝐀𝐋 | Gareth Barry (43) has signed for Hurstpierpoint FC, an English village team! 👏
He has 653 Premier League appearances which is more than any other player. 🥇 pic.twitter.com/IOubSf8vrf
— EuroFoot (@eurofootcom) July 22, 2024
Gareth Barry la një gjurmë të madhe në futbollin anglez, veçanërisht duke luajtur për Aston Villan dhe Manchester Cityn. Ai bëri 441 paraqitje në Ligën Premier me Villan, ishte kapiten për 11 vjet dhe më pas dominoi në fanellën e Manchester Cityt.
Përveç që u bë rekordmeni për numrin e paraqitjeve në Ligën Premier, Barry debutoi edhe me kombëtaren angleze në vitin 2000 dhe deri në fund të karrierës kishte bërë 53 paraqitje. /Telegrafi/