Telegrafi

E mban shaminë në kokë, por pozon për Playboy! (Foto/Video)

Revista Playboy dhe shamia (mbulesa) nuk shkojnë aspak me njëra tjetrën, por gazetarja Noor Tagouri ka arritur t’i bashkoj këto dyja.

E veshur me xhinse, pallto të lëkurës dhe patika “converse”, Tagouri me krenari ka pozuar për revistën më të famshme në botë për meshkuj, transmeton Telegrafi.

Ajo ka pozuar për numrin e ri të revistës erotike që mban titullin “Outlaës”. Kjo 22-vjeçare merret me gazetari dhe aktualisht punon si gazetare në rrjetin “Neësy”.

“Sinqerisht, mendoj se fakti që jam mysliman që bartë shami me ka ndihmuar të fitoj besimin e bashkëbiseduesve të mi”, ka deklaruar ajo gjatë një interviste dhënë Playboy.

Por nuk është se ka kaluar pa kritika të ashpra, por ajo thotë se ato nuk kanë ndikuar negativisht në karrierën apo jetën e saj private.

“Kjo është një energji negative që nuk është e shëndetshme. Jam duke u munduar që rreth vetes të mbaj njerëz që më përkrahin. Gjithmonë mundohem të kryej si është më së miri punën dhe të jem e mirë me tjerët, por nuk më brengos fakti që njerëzve nuk u pëlqen çfarë veshi apo them”, ka shtuar Tagouri.

Fakti se bartë shami në televizion, sipas saj, kjo e bën më të fortë “dhe i mundëson të bëj çfarë dëshiron”. /Telegrafi/