Site icon Telegrafi

E mban fjalën, pronari i PAOK-ut i lau veturat e lojtarëve pasi fituan derbin lokal

Dashuria e madhe ndaj klubit mund të shfaqet në mënyra të ndryshme.

Një çmenduri të paparë deri më tani ka ndodhur në shtetin grek, ku protagonist është pronari i një skuadre.

Në fakt, presidenti i klubit të PAOK-ut, George Savides ka mbajtur premtimin e dhënë para ndeshjes duke u bërë shembull për të tjerët.

Ai kishte premtuar se do t’iu lante veturat të gjithë futbollistëve të ekipit në rast se triumfojnë në derbin e qytetit kundër Arisit.

Kjo e fundit pësoi humbje me rezultat 2-1 dhe më pas i pari i klubit të PAOK-ut, Savides u pastroi veturat të gjithë lojtarëve.

Ndryshe, skuadra e Savidesit është lider i ligës elitare greke me 19 pikë gjersa Arisi zë pozitën e gjashtë me 12 pikë.

PAOK në takimin e radhës do të takohet me Panathinaikosin gjersa Arisi do të ballafaqohet me AEK-un. /Telegrafi/

Exit mobile version