Telegrafi

E mbajti peng për 52 ditë brenda bodrumit që e kishte shndërruar në qeli, policia shpëton 7-vjeçarin nga pedofili rus

Një pedofil është dënuar me 19 vite burgim për rrëmbimin e djaloshit 7-vjeçar, të cilin e rrëmbeu derisa po dilte nga autobusi i shkollës dhe e mbajti peng brenda një qelie për 52 ditë.

Dmitry Kopylov, 28-vjeç, është dërguar në një burg të sigurisë së lartë në Rusi. Në videon amatore të publikuar shihet bodrumi i shndërruar në qeli, brenda të cilit abuzoi seksualisht me djaloshin e vogël, transmeton Telegrafi.

Mbi Kopylovin rëndojnë mbi 62 akuza për këtë rast. Krimi i tij daton qysh në vitin 2015. Gjykata urdhëroi se Kopylov duhet t’i nënshtrohet trajtimit psikiatrik derisa të qëndrojë në burg për 19 vite e 11 muaj.

E djaloshi që është shpëtuar u ribashkua me prindërit në nëntor të vitit 2020, pasi Interpoli njoftoi autoritetet ruse për vendndodhjen potenciale të viktimës.

Forcat speciale të Rusisë kishin thyer derën e punuar nga hekuri dhe ishin futur brenda, ku gjetën në bodrum djaloshin e mbyllur në qeli.

Në fillim vogëlushi u gëzua që u shpëtua dhe nuk mund të ndalej së qeshuri, por më vonë lotët i rrodhën nga sytë, pasi kishte pësuar trauma nga pedofili rus. /Telegrafi/