Telegrafi

E mashtrojnë se po ia shesin telefonin, ia marrin dhe paratë podujevasit   

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se dy persona kanë hyrë në market dhe e kanë pyetur se a dëshiron ta blejë një telefon, pasi që ankuesi kishte pranuar të blejë telefonin të dyshuarit i kanë marrë paratë 870 euro nga dora dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 15:50 në Podujevë.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se dy të dyshuar meshkuj kanë hyrë në market dhe kanë pyet a dëshiron me ble një telefon, pasi që ankuesi kishte pranuar të blejë telefonin të dyshuarit i kanë marre paratë -870 euro nga dora dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti nen hetime nga njësitet policore”, thuhet në raport. /Telegrafi/