Kohët e fundit është raportuar për disa shembuj në të cilët shoferët e kamionëve u gjetën në një “rrugë të panjohur”, sepse ata ndoqën udhëzimet e navigacionit.
Dhe rasti i fundit, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, është ai i ndodhur të premten herët në mëngjes në fshatin Aremberg në perëndim të Gjermanisë.
Një vozitës i një transportuesi të veturave me tetë vetura Ford Focus ndoqi navigacionin dhe bëri një gabim.
Ai u pengua në një pasazh të ngushtë në fshat dhe kur u përpoq të kthehej mbrapa, shkaktoi një kaos.
Kështu, kamioni i ngarkuar me vetura kishte goditur shtëpitë, muret dhe shtyllat e ndriçimit.
Në fshat, dëmtimi arriti në 10 mijë euro dhe transportuesi do të duhet të paguajë rreth 5,000 euro për dëmtimin e kamionit dhe veture Focus. /Telegrafi/