Patricia Noarbe pati rastin të përjetojë një nga befasitë më të mëdha në jetën e saj.
Marcos Llorente është fejuar në një mënyrë që tifozë të panumërt të Atletico Madridit mund ta ëndërronin, shkruan Marca.
Spanjolli i propozoi partneres të tij Patricia Noarbe në mes të fushës në stasiumin “Wanda Metropolitano”.
Llorente e ftoi të dashurën e tij në stadium, ku dyshja së bashku shikuan një video të vitit të kaluar të lojtarit në Atletico, përpara se një përfaqësues i klubit të sugjeronte që ata të shikonin një video “për gjërat që kanë vërtet rëndësi”.
Pastaj, imazhet e përvojave të përbashkëta të çiftit u shfaqën në ekran dhe Llorente u ul në një gju për t’i propozuar.
Noarbe, për fat të mirë, tha “po” dhe nuk ishte në gjendje të mbante lotët e saj ndërsa çifti përqafoheshin.
Për të përfunduar befasinë, familja dhe miqtë e saj dolën të gjithë në fushë për të përqafuar çiftin e sapo fejuar. /Telegrafi/