“E Majta” do të korrigjojë nismën tashmë të paraqitur për referendum, por nëse edhe ai version i korrigjuar refuzohet, atëherë ka kërcënuar me bllokadë të plotë të Kuvendit.
Kryetari i partisë, Dimitar Apasiev, thotë se kthimi i iniciativës së dorëzuar është humbje kohe, sepse, siç tha ai, partia e tij sërish do të dorëzojë versionin e korrigjuar, refuzimi eventual i të cilit do të paralizojë tërë Kuvendin.
Se si do ta bëjë nuk është e qartë duke pasur parasysh faktin se në Kuvend janë vetëm dy deputetë dhe pa mbështetjen e OBRM-PDUKM-së duket e pamundur.
Nga “E Majta” shpresojnë të marrin një përkrahje të tillë nga OBRM-PDUKM dhe bëjnë të ditur se do të përdorin të gjitha mjetet për të paralizuar Kuvendin, gjë që është vërejtur dhe kritikuar në raportin e fundit të Komisionit Evropian./Telegrafi/