Site icon Telegrafi

“E majta”: Sekretari i Përgjithshëm Rashkovski duhet të përgjigjet penalisht

Nëpërmjet një njoftimi të partisë “E majta” thuhet se “popullit qysh moti nuk i duhen ‘bomba’ që të dihet se si zhvillohen ndarjet dhe se si të mirat e popullit barten në duart e elitave korruptuese. Megjithatë, është mirë të dëgjohet fjalori i ‘progresistëve’ tanë tiran që mendojnë se populli nuk i sheh dhe nuk i dëgjon”.

“Me publikimin e audio-incizimit për Rashkovskin vërtetohet se secili qëndrim i deklarimit të ‘progesivitetit’ nga elitat avullon prapa dyerve të mbyllura dhe se i shërben retorikës vetëm për të maskuar korrupsionin dhe amoralitetin”, thonë nga kjo parti, njofton Telegrafi Maqedoni.

“E majta” është e mendimit se Rashkovski jo vetëm që duhet t’i merret funksioni publik që e ka në Qeveri, por ai duhet të ndiqet edhe penalisht.

Ata pyesin publikisht prokurorinë nëse do të veprojë për skandalin e dhunës së kryetarit të komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush, ndërtimet pa leje në Ohër dhe Matkë nga funksionarë të BDI-së dhe për këtë skandal të Rashkovskit.

“Prokuroria duhet të hap rast kundër ndonjë funksionari të lartë nga pushteti”, thonë nga kjo parti duke pyetur nëse ligjet vlejnë vetëm për krimin e vogël të qytetarëve të rëndomtë./Telegrafi/

Exit mobile version