Site icon Telegrafi

E Majta: Qytetarët të jenë serioz dhe të matur, të krijojnë ura bashkëpunimi

Partia ”E Majta” u bën thirrje qytetarëve të vendit që të jenë serioz dhe të matur ndaj qytetarëve të ndonjë bashkësie tjetër etnike dhe të mos bien në provokimet dhe hutinë që nxitin politikanë të papërgjegjshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, retorika nacionaliste dhe tensionuese më së shpeshti marrin hov kur afrohen periudhat e zgjedhjeve, duke shtuar se është koha që të dërgohen në histori politikanët që qëndrojnë në skenën politike duke shpërndarë urrejeej, përjashtim dhe ndasi në bazë të përkatësisë kombëtare.

”E Majta” shprehet për ura bashkëpunimi, respekt të ndërsjellë, dhe bashkim për t’iu kundërvënë manipulimit të elitave politike dhe ekonomike në Ballkan e më gjërë. Për këtë parti, populli i bashkuar nuk mund të mundet./Telegrafi/

Exit mobile version