Ditën e punëtorëve sot në Maqedoni e karakterizuan festat dhe skara, që tanimë janë bërë traditë në vendin tonë. Ndërsa partia e vetme e cila ka protestuar për të drejtat e punëtorëve ka qenë “E Majta”.
Në protestat të cilat i organizuan ata u tha se punëtorët të cilët mbajnë ekonominë e vendit, janë viktima të mosrespektimit të të drejtave të tyre, ndërsa institucionet kompetente injorojnë problemet e punëtorëve.
“E Majta” protestat që organizuan vetë i drejtuan drejt protestave të sindikatave./Telegrafi/