Partia “E Majta” në Kuvend ka dorëzuar propozim-ligjin për kthimin e të drejtës së punëtorëve për kompensim të harxhimeve rrugore.
Me këtë masë, sipas kësaj partie, do të rregullohet padrejtësia shumëvjecare, ku harxhimet e ardhjes në punë u ishin imponuar punëtorëve.
Kjo zgjidhje ligjore parashikon që punëdhënësit të sigurojnë transport ose tërësisht t`i mbulojnë harxhimet për punëtorët, ashtu sic është rregulluar në vende tjera.
“Fatkeqësisht, deputetët të cilët pa turp marrin qindra mijëra euro për harxhime rrugore, nuk e votuan propozimin tonë për kufizimin e të njëjtave dhe ndërprerjen e keqpërdorimeve. Tani presim që deputetët që ishin të shqetësuar për harxhimet e ardhjes në punë, të tregojnë mirësinë dhe të paktën pjesërisht t`i barazojnë të drejtat me punëtorët në Maqedoni”, thonë nga “E Majta”.
“E Majta” u bën thirrje shumicës qeveritare që të ndalojnë arogancën e tyre politike, t`i tejkalojnë kalkulimet e ngushta partiake dhe përfundimisht të votojnë në interesin e punëtorëve.