Partia maqedonase “E majta” bashkimin e partive shqiptare rreth një platforme të vetme e ka quajtur si provokim dhe të pa bazë. Ata thonë se në kohën kur një përqindje e madhe e popullsisë në Maqedoni jetojnë në varfëri, platforma e përbashkët e BDI-së, Besës dhe Aleancës për Shqiptarët, është një provokim dhe e pabazë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në kushtet kur një përqindje e madhe në Maqedoni jetojnë në varfëri, ndërsa Maqedonia është vendi me më shumë dallime klasore në Evropë, Maqedonia është pa program social, platforma e përbashkët e BDI-së, Besës dhe Aleancës për Shqiptarët është provokim dhe e pabazë, thuhet në reagimin e partisë maqedonase “E majta”, e cila është partia e vetme maqedonase që ka reaguar pas publikimit të platformës së përbashkët.
Sipas tyre është koha që në një plan të paraqiten problemet e vërteta të qytetarëve dhe vlerësojnë se nuk janë të mundura bisedimet për diçka tjetër në kohën kur qytetarët janë të shtypur dhe të shfrytëzuar./Telegrafi/