Partia ”E Majta” përshëndet bojkotin e paralajmëruar për zgjedhjet e 5 qershorit dhe shpresojnë që LSDM-ja nuk do të ndryshojë qëndrim, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo Parti thotë se nuk mund të ketë zgjedhje të drejta nëse ka bisedime me regjime kriminale dhe të korruptuara, por vetëm nëse ka qeveri ekspertësh, e cila do të kishte mandat, më së paku një vit, për të siguruar kushte minimale për zgjedhje të rregullta dhe se një qeveri e këtillë mund të vijë vetëm nga trysnia e qytetarëve të Maqedonisë.
”E Majta” nuk e përjashton mundësinë e protestave masive./Telegrafi/