Partia politike “E Majta” do të organizon protestë gjithëpopullore për 1 majin, Ditën e punëtorëve.
Sipas tyre, është koha që të ngritet zëri për të drejtat, duke u bërë thirrje punëtorëve, të papunësuarve, atyre që marrin honorare, pastaj të falimentuarve, studentëve, të varfërve që t’u bashkangjiten.
Ata kërkojnë që “me ofanzivë të protestohet kundër shtypjes social-ekonomike që e përjetojnë punëtorët, dhe jo të kërkohet vetëm respektimi i të drejtave të arritura deri tani, por të kërkohen të drejta shtesë”.
Protesta do të mbahet në Shkup, me fillim në ora 11:00, nga vendi i quajtur “Jugodrvo”. /Telegrafi/