Site icon Telegrafi

E majta: Nuk jemi pjesë e qeverisë

Partia “E majta” njofton se nuk është pjesë e qeverisë së re dhe se angazhimi i Branimir Jovanoviq në Ministrinë e Financave është si ekspert ekonomik, duke u bazuar në punën e tij të mëparshme si ekonomist, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qëndrimi jonë është se qeveria e re është e përbërë nga persona me qasje kontradiktore mbi ekonominë dhe shoqërinë, ndërsa e vetmja e mirë është që vjen nga formimi i qeverisë së Zaevit është se u ndaluar autokratizmi, qeverisja kriminele e OBRM-PDUKM-së, që nuk është punë e vogël, por nuk është e mjaftueshme për tejkalimin e problemeve”, thuhet në kumtesën e partisë “E majta”.

Ata i dëshirojnë Branimir Jovanoviqit të kontribuojë në arritjen e pikëpamjeve politike dhe angazhimeve që janë në interes të punëtorëve, të varfërve, rinisë dhe grupeve tjera të margjinalizuara./Telegrafi/

Exit mobile version