Site icon Telegrafi

E Majta: Marrëveshja e Prespës u bë për shkak të interesave të fuqive vendore dhe të jashtme

Nga partia e Majta në Maqedoni thonë se ka kaluar një vit që nga nënshkrimi i ashtuquajturës marrëveshja e Prespës me të cilë elitat udhëheqëse nga të dyja anët e shteteve, të mbështetur nga burokratët evropian, drejtpërsëdrejti i shkelën të drejtat civile të vetëvendosjes së popullit maqedonas.

Nga atje gjithashtu thonë se pas kalimit të një viti nga padrejtësia historike, problemet thelbësore të vendit tonë, si varfëria, ndarja e shtresave, mjedis i shkatërruar jetësor dhe krimi nuk janë zgjidhur, por janë thelluar nga koalicioni në pushtet.

“Kjo marrëveshje është personifikim i shovinizmit, kërcënimeve dhe shantazheve nga shteti më i fuqishëm e mbështetur nga fuqitë e NATO-s, për të cilën jemi dëshmitar edhe sot në trajnimin e strategjik në Krivollak, ku për herë të parë marshon një ushtri e një vendi të huaj”, thonë nga e Majta.

Nga tje shtojnë se asnjë komb nuk mund të jetë i lirë gjersa keqtrajtohet nga kombet e tjera./Telegrafi/

Exit mobile version