Site icon Telegrafi

“E majta”: Lëvizja protestues e zhgënjyer nga “Përzhino 2”

“E majta”  me pakënaqësi e sheh marrëveshjen e arritur “Përzhino 2”, marrëveshje e cila, siç vlerësojnë ata, nuk garanton zgjedhje të drejta dhe demokratike dhe dalje nga kriza politike dhe ekonomike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Është arritur një marrëveshje e cila i tradhtoi kërkesat dhe parimet e lëvizjes protestuese, të pjesës më të madhe të të gjithë atyre qytetarëve të cilët në mënyrë masive dhe për çdo ditë dilnin në rrugë gjatë tre muajve të kaluar“, thonë nga “E majta”.

Ata theksojnë se nuk është akorduar një qeveri ekspertësh por një qeveri politike – rikthim i marrëveshjes së vitit të kaluar nga Përzhino dhe „lojëra“ me numrin e ministrave, zëvendësve, kompetencat e tyre dhe të ngjashme.

Nga “E majta” po ashtu theksojnë se i është lejuar qeverisë të na obligojë me një huazim prej 450 milionë eurosh plotësuese dhe se për ato mjete nuk ka garanci se nuk do të keqpërdoren për blerje të votuesve.

„Përgjegjësia për dëshpërimin e lëvizjes protestuese për marrëveshjen dukshëm të keqe mbetet mbi LSDM“, thonë nga “E majta”./Telegrafi/

 

Exit mobile version