Telegrafi

“E majta” i kritikon koncertet e Qeverisë për ftesën për në NATO (Foto)

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe Qeveria kanë inicuar që të mbahen koncerte në 15 qytete të Maqedonisë për të festuar ftesën e NATO-s për të filluar bisedimet për anëtarësim, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Festë në 15 qytete të Maqedonisë për ftesën për anëtarësim në NATO (Video)

“E majta” apo ndryshe siç njihet “Levica” për këto koncerte ka thënë se janë harxhime koti dhe merren para nga xhepat e qytetarëve të varfër.

”Edhe një përpjekje e Qeverisë së re për të mbuluar mungesën e ideve për të zgjidhur problemet e rëndësishme në ven. Çdo ditë në vend ndodhin skandale me krim. Qeveria të gjithë aktivitetin e udhëheq me propaganda të shtrenjta. Duhet të ndalojë kjo praktikë” thuhet në fund në reagimin e kësaj partie.

Edhe qytetarët në rrjetet sociale e kanë kritikuar këtë nismë të qeverisë. /Telegrafi/