Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe Qeveria kanë inicuar që të mbahen koncerte në 15 qytete të Maqedonisë për të festuar ftesën e NATO-s për të filluar bisedimet për anëtarësim, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“E majta” apo ndryshe siç njihet “Levica” për këto koncerte ka thënë se janë harxhime koti dhe merren para nga xhepat e qytetarëve të varfër.
”Edhe një përpjekje e Qeverisë së re për të mbuluar mungesën e ideve për të zgjidhur problemet e rëndësishme në ven. Çdo ditë në vend ndodhin skandale me krim. Qeveria të gjithë aktivitetin e udhëheq me propaganda të shtrenjta. Duhet të ndalojë kjo praktikë” thuhet në fund në reagimin e kësaj partie.
Edhe qytetarët në rrjetet sociale e kanë kritikuar këtë nismë të qeverisë. /Telegrafi/