Site icon Telegrafi

“E majta” kërkon të hetohen arsyet për helmimin e punëtorëve në fabrikën “Lear”

Partia “E majta” kërkon nga organet kompetente të vërtetohen arsyet për helmimin e punëtorëve në fabrikën “Lear” dhe të ndërmerren masa konkrete që përfundimisht të ndalohet helmimi i punëtorëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Helmohen 25 punëtorë në fabrikën Lear në Tetovë

“Është e qartë se aspak nuk janë ndërmarrë masa nga ana e inspektoratit shtetëror ose janë ndërmarrë dhe kanë qenë joefikase. Të kujtojmë se në mars 220 punëtorë nga fabrika “Lear” u helmuan menjëherë pas konsumimit të ushqimit”, thuhet në reagimin e partisë “E majta”.

Kjo fabrikë është investim direkt nga jashtë, me status të privilegjuar në vendin tonë. Për këtë arsye kjo parti bën thirrje që të respektohen të drejtat e punëtorëve dhe përfitimet të lihen anash.

“Tanimë 26 vitet pushteti me gjithë forcat mundohet të përmirësojë biznes klimën për shefat, ndërsa jemi dëshmitarë se punëtorët janë në “ferr” në kompani, pasi profiti është para se gjithash. Përderisa nuk përmirësohen të drejtat e punëtorëve, ata do të trajtohen si material harxhues ose burim për përfitim, nga ana e shefave”, thonë nga “E majta”./Telegrafi/

Exit mobile version