Lëvizja “E majta” ka reaguar sot mbi shpenzimet e larta të rrugës për deputetët. Nga kjo lëvizje kanë drejtuar kritika të ashpra në lidhje me këtë çështje, ndërsa deputetëve u kanë bërë thirrje që urgjentisht të ndryshojnë ligjin për shpenzime të rrugës.
Nga partia “E majta” kanë kërkuar që ky ligj të ndryshohet para se deputetët të shkojnë në pushim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Pas publikimit të skandalit për shumat astronomike të harxhimeve të rrugës të deputetëve dhe për shkak të mllefit të popullit që shpërtheu pas asaj, me plot të drejtë, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë kanë vetëm një zgjedhje, t’i qasen ndryshimit urgjent të ligjit për rroga dhe kompensime të tjera për deputetët, me qëllim që të gjitha këto privilegje që i gëzojnë ata dhe që janë të ndryshme nga pjesa tjetër e qytetarëve, të ndryshohen urgjentisht”, ka deklaruar Zdravko Saveski, nga partia “E majta”
Nga kjo parti po ashtu deklaruan se deputetët gëzojnë edhe privilegje të tjera që i kushtojnë shumë buxhetit të vendit./Telegrafi/