Partia majtiste në Maqedoni ‘E Majta’, në lidhje me problemet e Jugohromit, që rezultoi me protestat e djeshme për shkak të rihapjes së kombinatit sepse punëtorët janë të papunë si dhe vendosja e filtrave të këtij kombinati, përcjell Telegrafi Maqedoni.
E Majta ofron dy opcione për zgjidhjen e problemeve:
1. Nëse qeveria është e gatshme t’i pret shefat e ‘Jugohrom’-it për t’i vendosur standardet ekologjike për prodhim, atëherë punëtorëve të cilët kanë mbetur pa punë për shkak të mosfunksionimit të fabrikës t’i sigurojë para për periudhën deri te rifillimi i fabrikës.
2. Nëse shefat e ‘Jugohrom’ me këmbëngulësi refuzojnë për t’iu nënshtruar standardeve ekologjike për prodhim, me arsyetimin se ajo ishte humbje, në vendosjen e standardeve ekologjike të fabrikës të investojë shteti, kurse ajo ta kompenzojë përmes kapitalit adekuat të fabrikës shtetërore.
E Majta shton se mjaftë ishte keqpërdorimi i punëtorëve nga shefat me qëllim për të rritur fitimin. /Telegrafi/