“E majta” kërkon nga qeveria e re t’i kushtojë vëmendje më të madhe punës së Inspektoratit të Punës, me qëllim që siç thonë, të parandalohen ngjarjet e pakëndshme në vendin e punës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Rasti në të cilin kanë rënë nga skela tre punëtorë, vetëm e vërteton se duhet shkathtësi dhe reagim në kohë i Inspektoratit të Punës. Në kushte ekstreme të temperaturave të larta, pronarët janë të obliguar t’i mbrojnë punëtorët me qëllim që të parandalojnë pasojat negative. Për këtë arsye, presim reagime më të shkathta nga Inspektorati i punës dhe dënime të pronarëve të cilët nuk respektojnë rekomandimet e Ministrive”, thuhet në kumtesën e partisë “E majta”./Telegrafi/