Site icon Telegrafi

E majta dhe e djathta festojnë ndryshe

Duke vendosur kurora me lule në memorialin “Nënë Shqipëri”, Meta ritheksoi vlerësimin për liebralizimin e vizave duke thënë se “shqiptarët do të arrijnë të përsosin edhe më tej lirinë e tyre dhe do të punojnë së bashku për një Shqipëri evropiane”.

Zyrtarët e së majtës në Shqipëri vazhdojnë të kremtojnë 28 Nëntorin si Festën e
Pavarësisë dhe 29 nëntorin si Festën e Clirimit, ndërsa e djathta vazhdon të kremtojë vetëm 28 Nëntorin si festë të pavarësisë dhe clirimit.

Presidenti Bamir Topi dha të dielën një pritje për Ditën e Pavarësisë duke thënë se kjo ditë e shënuar duhet “të na bëjë të lemë pas konfliktet politike”. Presidenti nënvizoi gjithashtu shtetin më të ri të Ballkanit, Kosovën, duke vënë në dukje padrejtësitë historike të bëra mbi shqiptarët.

Kryeministri Sali Berisha bëri gjithashtu homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve”, tek memoriali “Nëna Shqipëri”, duke theksuar se dëshmorëve, heronjve, “u detyrohemi
për lirinë që kemi sot, u detyrohemi për këto që kemi arritur e do arrijmë”.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli uroi gjithashtu Festën e Pavarësisë, duke theksuar se “ky përvjetor i Festës së Flamurit, vjen bashkë me heqjen e vizave për shqiptarët, një dimension tjetër i lirisë”. /Telegrafi/
 

Exit mobile version