Site icon Telegrafi

E Majta: Deputetët të mos e shndërrojnë Kuvendin në cirk

Në lidhje me bllokimin e Kuvendi për kaq ditë sa kanë filluar seancat konstituive, ka reaguar edhe partia ‘E Majta’, duke bërë thirrje deri te deputetët që me sjelljet e tyre të mos e shndërrojnë Kuvendin në cirk, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Deputetë, keni parasysh se besimin që ua dhanë qytetarët në zgjedhjet e fundit nuk është i gjatë! Deri më tani, me asgjë nuk jeni arsyetuar. As edhe nuk keni pasur guxim t’i dhuroni rrogat e majme papunë, kurse përsëri qëndroni në kolltuqet e Kuvendit, diçka punoni në interes të popullit’, thuhet ndër të tjera në komunikatë. /Telegrafi/

Exit mobile version