Gruaja që drejtonte veturën Nissan ka dalë nga kjo përplasje vetëm me lëndime të lehta.
Disa ngjarje janë të vështira për t’u shpjeguar dhe një prej tyre është një aksident automobilistik i ndodhur më 16 nëntor në afërsi të Seattle, SHBA.
Sipas Seattle Times , kamioni goditi pjesën e pasme të Nissan në një urë, pasi trafiku u ngadalësua.
There’s really not a word to describe this collision. Miraculously believed to be minor injuries. The car was struck from behind, folded the car in half, and semi came to rest on top of the car. In my 14 year career, I have never seen anything like it. https://t.co/iUsSNIhHYV pic.twitter.com/EPGI70s3Um
— Trooper Kelsey Harding (@wspd7pio) November 16, 2021
Një masë e thërrmuar prej metali dhe plastika mbeti nën kamion. Rezultoi se në veturë ishte një grua 46-vjeçare dhe gjithçka tregonte për më të keqen.
Oficeri i Policisë së Shtetit të Uashingtonit, Rocky Oliphant, ka bërë foto dhe ka ndarë informacione në Twitter për këtë ngjarje, duke e quajtur fillimisht një aksident me lëndime të rënda.
Por, kur kamioni u ngrit, polici dëshmoi se gruaja doli nga rrënojat në këmbë! Ajo thuhet se u ankua për dhimbje të vogla në kokë dhe brinjë, kështu që shkoi në spital për kontrolle shtesë.
Në postimet në Twitter, Olifant thotë se nuk ka parë kurrë diçka të tillë në 14 vitet e karrierës së tij. /Telegrafi/
This picture shows the back end of the car folded on top of itself. pic.twitter.com/rT5D3bo6bN
— Trooper Kelsey Harding (@wspd7pio) November 17, 2021