Telegrafi

E mahnitshme! Ricky Martin fsheh të gjitha tatuazhet, shfaqet lirshëm pa këmishë gjatë xhirimeve (Foto)

Këngëtari i njohur Ricky Martin arriti t’i fsheh të gjitha tatuazhet e tij, ndërkohë që këtë e bëri pa problem, madje duke u shfaqur edhe pa këmishë në xhirimet e storjes “Historia e krimit amerikan në Miami”.

Artisti 45 vjeçar shfaqi fizikun e tij të pastër pa asnjë shenjë të artit trupor që kryesisht zbukuron krahët dhe shpatullat e tij të sipërme.

Lexo po ashtu Dwayne Johnson po mendon seriozisht të kandidojë për president në vitin 2020 (Foto)

E meritat për gjithë këtë “mbulim” i mori stafi i tij i makijazhit, të cilët kanë fshehur më së miri tatuazhet, të cilat nuk ishin të përshtatshme për rolin e ri të Rickyt.

Ndërkohë, roli i Ricky Martint në këtë storie lidhet me një protagonist, i cili është pjesë e një bande, e cila eliminon shefa të mëdhenj të trafikut dhe krimit, dhe si pasojë përfundon në listat e më të kërkuarve nga FBI. /Telegrafi/

 

Në të vërtetë, trupi i Ricky Martinit është i mbuluar me tatuazhe