Kjo është një iniciativë freskuese në fushën e modës, pasi shumica e kompanive tentojnë që modelet e tyre të kenë trup sa më të hollë.
Në këtë fushatë, Tara Lynn me krenari zbulon linjat e trupit të saj me veshje nga koleksioni i veshjeve të brendshme dhe veshjeve verore.
Modelja amerikane në të kaluarën ka zbukuruar ballinat e revistave të njohura të modës, si “Elle”, “Glamour” dhe “V Magazine”, duke u shfaqur gjithmonë me vetëbesim të plotë dhe krenari për dukjen saj.
Ndërkohë, dizajnerët e H&M kanë thënë se qëllimi i tyre ka qenë që këtë sezon të ofrojnë një koleksion më të gjerë, që të përfshijë edhe klientët që bartin tesha me numra të mëdhenj.