Site icon Telegrafi

“E lumtur që pas 14 vitesh mund të pimë kafe së bashku” – Britney Spears thyen heshtjen pas takimit me të ëmën

Foto: Getty Images

Britney Spears theu heshtjen duke folur për herë të parë për takimin me të ëmën pas shumë grindjeve publike.

Ajo shpërndau një postim në Instagram duke e adresuar vizitën e nënës së saj, teksa theksoi se janë përpjekur të flasin e t’i rregullojnë gjërat.

“Nëna ime e dashur erdhi dje në shtëpinë time pas tri vitesh…ka kaluar një kohë e gjatë”, nis postimi i yllit të famshëm botëror.

“Me familjen ka gjithmonë gjëra që duhen zgjidhur… por koha shëron të gjitha plagët!!! Dhe pasi kam qenë në gjendje të komunikoj për atë që kam mbajtur për një kohë jashtëzakonisht të gjatë, ndihem kaq e bekuar që ishim në gjendje të përpiqeshim t’i rregullonim gjërat. Të dua shumë”, vazhdoi më tej artistja.

Lexo po ashtu Pas shumë mosmarrëveshjeve, Britney Spears thuhet se është pajtuar me të ëmën

“Jam shumë e bekuar që mund të pimë kafe së bashku pas 14 vitesh. Të bëjmë pazar pastaj”.

Foto: Screenshot/Instagram

Page Six raportoi se takimi ka zgjatur vetëm rreth 30 minuta dhe i pranishëm ka qenë edhe bashkëshorti i këngëtares së “Toxic”, Sam Asghari.

Britney theksojmë se u lirua përfundimisht nga konservatori në nëntor të vitit 2021, i cili u vendos nga babai i saj, Jamie Spears.

Foto: Getty Images

Lynne ndërkohë ka pohuar se gjithmonë është përpjekur të “bëjë më të mirën” në lidhje me Britneyn. /Telegrafi/

Exit mobile version