Telegrafi

“E lumtur që ekziston në jetën time”, Selvije Jao sjell pamje nga pushimet me Shpat Kasapin

Selvije Jao (Foto: Instagram)

Ata vetëm pak ditë më parë njoftuan se po bëhen prindër.

Bëhet fjalë për këngëtarin Shpat Kasapi dhe bashkëshorten e tij, Selvije Jao, të cilët në ditëlindjen e kësaj të fundit bënë të ditur se po bëhen prindër për herë të parë.

Pas angazhimeve të artistit me mbrëmje e ahengje muzikore, çifti duket se kanë nisur pushimet.

Selvije Jao (Foto: Instagram)

Ka qenë Selvija e cila ka ndarë një fotografi krah partnerit, me të cilin shfaqet tejet e lumtur.

“E lumtur që ekziston në jetën time o e gjithë jeta ime”, ka thënë Jao.

Lexo po ashtu Në ditëlindjen e bashkëshortes, Shpat Kasapi zbulon se po bëhen prindër për herë të parë

Dyshja morën komplimente e reagime të shumta në hapësirën e komenteve nga miqtë e fansat e tyre.

Shpati dhe Selvija përndryshe u martuan në fillim të muajit qershor.

Të njëjtit i dhanë fund beqarisë me fejesë në dhjetor të vitit që lamë pas. /Telegrafi/