Ata vetëm pak ditë më parë njoftuan se po bëhen prindër.
Bëhet fjalë për këngëtarin Shpat Kasapi dhe bashkëshorten e tij, Selvije Jao, të cilët në ditëlindjen e kësaj të fundit bënë të ditur se po bëhen prindër për herë të parë.
Pas angazhimeve të artistit me mbrëmje e ahengje muzikore, çifti duket se kanë nisur pushimet.
Ka qenë Selvija e cila ka ndarë një fotografi krah partnerit, me të cilin shfaqet tejet e lumtur.
“E lumtur që ekziston në jetën time o e gjithë jeta ime”, ka thënë Jao.
Dyshja morën komplimente e reagime të shumta në hapësirën e komenteve nga miqtë e fansat e tyre.
Shpati dhe Selvija përndryshe u martuan në fillim të muajit qershor.
Të njëjtit i dhanë fund beqarisë me fejesë në dhjetor të vitit që lamë pas. /Telegrafi/