Site icon Telegrafi

E lumtur për përkrahjen që mori gjatë këtyre ditëve, Beatrix Ramosaj: Shpërndani dashuri bëhu arsyeja përse dikush buzëqesh

Beatrix Ramosaj (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, gjatë këtyre muajve të fundit ka qenë një emër shumë i komentuar në shtypin rozë.

Kjo për pjesëmarrjen në Big Brother VIP, lojën brenda shtëpisë e po ashtu edhe për raportin e krijuar me aktorin Donald Veshaj.

Megjithëse është kritikuar shpesh, ajo kësaj radhe ka bërë disa postime tjera në InstaStory duke falënderuar fansat për përkrahjen.

Beatrix Ramosaj (Foto: Instagram)

Ajo madje u ka dhënë një këshillë ndjekësve, që të dhurojnë sa më shumë dashuri te njerëzit e tyre.

“Jam shumë e prekur nga mesazhet e juaja rreth mbështetjes. Për mua do të thotë bota. Shpërndani dashurinë dhe ndajeni me të dashurit tuaj. Mund të mos jem në gjendje t’i përgjigjem çdo mesazhi, por ta dini se i kam parë”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Beatrix Ramosaj

“Mundohuni ta bëni botën një vend më të mirë. Çdo fjalë apo gjest i mirë do të thotë diçka për dikë. Bëhu arsyeja pse dikush buzëqesh”, vazhdoi më tej Ramosaj.

Beatrix Ramosaj (Foto: Instagram)

Pas Donaldit, duket se edhe Beatrix ka munguar në xhirimet e post Big Brother VIP, që do të transmetohen ditëve në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version