Telegrafi

E lodhur nga shoferët e papërgjegjshëm, gjyshja amerikane i frikëson në mënyrë brilante – ua drejton tharësen e flokëve që ngjan me radarin

Një gjyshe në Montana në SHBA ka vendosur ta marrë drejtësinë në duart e saj, më saktësisht ka përdorur tharësen e flokëve kinse si radarë që mat shpejtësinë e veturave, duke i detyruar shoferët të vozisin më ngadalë në zonën e banuar.

Patti Baumgartner nga Polson të Montanas jeton në afërsi të një rruge shumë të frekuentuar, ku edhe luajnë nipat e saj. E duke parë se mund të rrezikohej jeta e tyre, ajo kishte vendosur të luaj rolin e policit duke marrë tharën e flokëve në dorë të cilin ia drejtonte shoferëve për t’i frikësuar, që në shumicën e rasteve mendonin se ishte police, transmeton Telegrafi.

“Ata harrojnë se duhet të ulin shpejtësinë derisa kalojnë në zonën e banuar. Shumë njerëz ankohen se nuk mund të ecin lirshëm apo të vozitin biçikletat. Kemi biseduar me fqinjët se si mund t’i detyrojmë shoferët të ulin shpejtësinë. Kështu vendosa të marrë një karrige të ulem në të dhe ta mbajë në duar tharësen e flokëve, që nga distanca ngjan me radarin”, ka deklaruar Patti.

Edhe pse nuk ka të dhëna të saktë nëse ka pasur sukses ideja e saj, kjo gjyshe thotë se nuk e ka ndërmend të ndalet. E për të kanë dëgjuar edhe policët lokale që nuk e kanë penguar të vazhdojë “vetëdijesimin” e qytetarëve. /Telegrafi/