Site icon Telegrafi

“E lodhur nga puna në kuzhinë”, Angela Martini pozon si një amvise atraktive

Bukuroshja shqiptare Angela Martini është njëra ndër modelet shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale.

Në dhjetor të vitit të kaluar, ajo kurorëzoi dashurinë e saj me martesë me miliarderin rumun, Dragos Savulescu.

Tani ata jetojnë së bashku në Shtetet e bashkuara të Amerikës, teksa Martini duket shumë e lumtur me jetën e saj të re.

Ajo shquhet për fotografitë interesante që realizon, të cilat më pas i ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi nga kuzhina, ku shfaqet mjaft atraktive, teksa shfaqet me thikë në dorë, ndërsa me tjetrën fshin djersët.

“E lodhur duke punuar në kuzhinë”, ka shkruar ANgela në mbishkrimin e fotografisë, teksa arritur të marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj të shumtë. /Telegrafi/

Exit mobile version