Një nënë ishte lodhur nga fakti që vazhdimisht ia vidhnin dhuratat e Krishtlindjeve që ia dërgonin fëmijët, dhe kështu një ditë vendosi t’ju hakmerrej në mënyrën më të mirë të mundshme autorëve që i rrëmbenin dhe largoheshin me shpejtësi të madhe.
Crysti-Lei Arnold vendosi që para derës së shtëpisë në Perth të Australisë t’i lë kutitë e thata, të cilat ia vidhnin vazhdimisht hajnat në prag të festave të fundvitit, transmeton Telegrafi.
Kështu kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpi kanë filmuar këtë vikend një motoçiklist, i cili pasi i afrohet pa u menduar dy herë e kapë kutin brenda të cilës ishte e mbushur me tulla, kurse ai mendonte se kishte dhurata.
“Pas vjedhjeve që na ndodhën gjatë javës së kaluar, vendosëm t’i mbushim kutitë me tulla. Një motoçiklist sapo e vodhi një duke menduar se brenda saj ka dhurata”, ka deklaruar Arnold. /Telegrafi/