Telegrafi

E lodhur nga bllokimi për shkak të coronavirusit, kjo grua improvizon “një udhëtim me aeroplan” në shtëpinë e saj

Ky është momenti qesharak kur një mama e lodhur nga bllokimi për shkak të coronavirusit rikrijoi “përvojën e të shkuarit me pushime’ nga komoditeti i shtëpisë së saj.

Julie Jones, 56 vjeçe, që ishte lodhur nga një valë e bllokimeve, pasi nuk ishte larguar për më shumë se një vit, përcjell Telegrafi.

Ajo vendosi të mposhtë këtë gjendje duke rikrijuar ‘përvojën e aeroportit’, dhe jo vetëm.

E veshur me syze dielli dhe pantallona të shkurtra, Julie mund të shihet duke qëndruar në “pritje” me valixhen e saj për të rikrijuar vendkalimet në aeroporte.

Por siç edhe mund të shihet në pamje, “udhëtimi i saj” nuk përfundon me kaq. /Telegrafi/