Site icon Telegrafi

E lindur me katër këmbë dhe dy “shpina”, vogëlushja me sukses ndahet nga “binjaku parazit” (Foto/Video,+18)

Një vajzë e vogël nga Bregu i Fildishtë e lindur me katër këmbë dhe dy “shpina” është ndarë me sukses nga një binjak parazit, përmes një operacioni të vlerësuar si shumë të ndërlikuar.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Dominique iu nënshtrua një operacioni gjashtë orësh në të cilin ishin të përfshirë pesë kirurgë në “Advocate Children’s Hospital” në Park Ridge, Illinois.

Ajo tani është duke e marrë veten tek një familje me bazë në Chicago që kishin dëgjuar për gjendjen e vështirë të saj, tanimë dhjetëmuajshe.

“Po ecën shumë mirë. Ajo ishte në spital për pesë ditë”, ka thënë pediatri dhe kirurgu Frank Vicari.

“Ka pasur shumë rreziqe”, ka thënë më tej ai.

Dominique ka lindur me një binjak parazit. /Telegrafi/

Exit mobile version