Site icon Telegrafi

E lidhin dhe e rrahin, i kërkojnë para dhe armë

Një person i nacionalitetit serb në fshatin Obadi, të Leposaviqit ka raportuar se më 7 dhjetor persona të panjohur kanë hyrë me dhunë në shtëpinë e tij, ia kanë vënë në kokë një kapelë dhe më pas e kanë lidhur.

Më pas të njëjtit kanë ushtruar dhunë mbi të duke i kërkuar para dhe armë. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore.

Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur gjësende të gjuajtura. Sipas viktimës i njëjti është vetëliruar dhe ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Exit mobile version