Site icon Telegrafi

E lidhën dhe i vodhën gjësende në vlerë të 300 mijë eurove – e dashura e Mario Lemina tregon se i hynë hajnat në shtëpinë e tyre në Francë

Ish-mesfushorit të Juventusit, Southamptonit dhe Fulhamit, Mario Leminas e partneres së tij, modeles Fanny Neguesha, i kanë hyrë hajnat në shtëpinë e tyre në jug të Francës dhe raportohet se kanë marrë gjësende në vlerë deri në 250 mijë funtesh.

Neguesha, ish-fejuara e Mario Balotetllit, thuhet se ishte lidhur nga tre hajdutë ndërkohë që vjedhja ndodhi rreth orës 21:30 të së dielës dhe në atë kohë Lemina nuk ndodhej në shtëpi.

Lemina u largua nga Southampton përgjithmonë për skuadrën e Ligue 1 Nice, pasi kaloi dy sezonet e fundit në huazim respektivisht në Galatasaray dhe Fulham.

Mario Lemina dhe partnerja e tij (Foto: Instagram)

28-vjeçari ishte duke luajtur në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror, kur edhe ndodhi sulmi të dielën në mbrëmje.

Ai luajti të premten në fitoren 2-1 të Gabonit ndaj Angolës, por humbi ndeshjen e dytë kundër të njëjtit komb të hënën.

Sipas The Sun, hajnat ishin të armatosur dhe hynë në pronë duke kërcënuar Neguesha dhe dy shoqet e saj.

Mario Lemina dhe partnerja e tij (Foto: Instagram)

Ata pastaj i lidhën të gjitha femrat dhe vodhën një numër sendesh të shtrenjta, duke përfshirë stoli dhe rroba, që arritën një shumë të madhe prej 300 mijë eurosh apo 250 mijë funte.

Thuhet se një nga viktimat arriti të shpëtojë dhe të lajmërojë policinë, por hajdutët arritën të largoheshin para se të mbërrinin në vendngjarje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mario Lemina

Çifti kanë bashkë një djalë trevjeçar, Isaiah-King.

Fanny Neguesha (Foto: Instagram)

Fanny nga ana tjetër ka reaguar në Instagram lidhur me ngjarjen duke shkruar: “Faleminderit për të gjitha mesazhet dhe mbështetjen e juaj”. /Telegrafi/

Exit mobile version