Një videolojë e pahapur Nintendo – Super Mario Bros e prodhuar në vitin 1986, është shitur në një ankand në SHBA për 660 mijë dollarë.
Videoloja ishte blerë në vitin 1986 si dhuratë për Krishtlindje, por ajo u vendosë në një dollap dhe u harrua për vite – duke mos u hapur fare derisa këtë vit kur e gjetën, transmeton Telegrafi.
Shtëpia e ankandeve Heritage nga Dallasi, ka njoftuar se video-loja është shitur mbrëmë. Heritage ka bërë të ditur se është kopja më e mirë e video-lojës, për të cilën dihet se në mënyrë profesionale është vlerësuar për ankand.
Çmimi i shitjes ka tejkaluar pritshmëritë, pasi fillimisht ishte vënë shuma prej 114 mijë dollarë gjatë verës së kaluar për këtë lojë të prodhuar më 1987. /Telegrafi/