Një zyrtar policor në Duncanville të Teksasit dhe një qytetar i brengosur, janë duartrokitur që ia kanë shpëtuar jetën një foshnjës që ishte mbyllur brenda një veture ku temperaturat jashtë ishin tejet të larta.
Polici kishte mbërritur në vendin e ngjarjes pas një telefonate që e kishte pranuar nga një qytetar i brengosur që kishte parë foshnjën brenda veturës në Duncanville, ku temperaturat ishin shumë të larta, transmeton Telegrafi.
Videoja e publikuar më poshtë nga departamenti i policisë së këtij qyteti, shfaq zyrtarin policor duke nxjerrë foshnjën e mbyllur brenda veturës. Bëhet fjalë për një vajzë të vogël që po qante dhe ishte e mbuluar nga djersët dhe të vjellat.
Me të dalë në vendin e ngjarjes, ekipet e mjekëve i bën një kontroll foshnjës për t’u siguruar nëse gjithçka është në rregull me të.
“Gjithçka është në rregull. E di, më fal”, dëgjohet duke thënë polici derisa e nxjerr.
Ai fillimisht analizon situatën dhe pasi e kupton se nuk ka se si të reagojë ndryshe, e thyen dritaren e përparme dhe më pas hapë derën e pasme për ta nxjerrë foshnjën.
Është interesant se si në momentin që polici nxjerr foshnjën nga vetura, para tij shfaqet e ëma e vajzës së vogël. /Telegrafi/