Një pedofil përdhunoi binjakët e moshës 14 vjeçe, si dhe motrën e tyre 12 vjeçare dhe i la të gjitha tre vajzat shtatzënë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Arnold Perry, i cili u dënua me 27 vjet burg për krimet pasi u deklarua fajtor për dy akuza për përdhunim.
Ai sulmoi viktimat e tij të reja pasi mamaje e tyre e lejoi atë të lëvizte lirshëm në shtëpinë e familjes në Youngstown të Ohajos, ndërsa ai ishte i pastrehë.
“Këto vajza do të vuajnë pjesën tjetër të jetës së tyre për shkak të kësaj”, ka thënë prokurorja Jennifer McLaughlin, në gjykatë.
Një nga binjakët e ndërpreu shtatzëninë e saj, por shtatzënitë e dy motrave u zbuluan shumë vonë për t’u ndërprerë. /Telegrafi/