Mesfushori kosovar, Haxhi Neziraj pritet të bëhet me skuadër të re.
Ish-reprezentuesi i Shqipërisë U21, që së fundmi ka mbetur pa klub është pranë marrëveshjes me Flamurtarin e Vlorës.
23-vjeçari luan si mesfushor ofensivë dhe së fundmi ka qenë i huazuar në Schaffhausen.
Neziraj karrierën e ka nisur në skuadrën e madhe zvicerane Luzern, ndërsa ka qenë i huazuar edhe në Wohlen.
Ai pritet t’i bashkohet Flamurtarit në Antalya para se të nënshkruaj kontratë me klubin kuq e zi. /Telegrafi/