Telegrafi

E lë të dashurën në burg për para

34-vjeçarja Magdalena Czerwinska ishte dënuar me 15 ditë burgim për shkak të vjedhjes, mirëpo i ishte dhënë mundësia që dënimin ta paguante edhe me para.

Mirëpo, kur ajo e kishte thirrur të dashurin e saj, Max Schuster, dhe i kishte kërkuar ta paguante gjobën për të, ai kishte refuzuar ta bënte këtë dhe kishte thënë se më mirë do t’i mbajë paratë për vete.

“Ai ka thënë se nuk dëshiron ta paguajë gjobën. Mbijetesa është e vështirë këto ditë dhe ai ndoshta dëshiron që në vend se t’ia paguajë asaj dënimin t’i ruajë paratë në kursim”, ka thënë një zëdhënës policie.