Futbollisti i ri Cohen Bramall ka bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm në karrierën e tij.
Ai nga Liga e nëntë e Anglisë ka nënshkruar kontratë profesionale me Arsenalin.
20-vjeçari është bërë zyrtarisht lojtari i Arsenalit, dhe klubi këtë e ka njoftuar në faqen e tyre zyrtare në internet.
Bramall, me kontratën e re do të fitojë 3000 funte në javë, dhe dallimi sa fitonte në fabrikën e Bentley Motors në Crewe është i madh.
Ai kishte pagë 500 funte në javë, por u largua nga stafi drejtuesi i fabrikës pasi u shkurtua numri i punëtorëve.
Atij interesimi i Arsenal iu duke një shaka, por tani është realitet me Bramall që ka pozuar për herë të parë me fanellën tradicionale të kuqe.
Ish-mbrojtësi i Hednesford Town, duke folur si lojtar i Arsenal, thotë për transferimin e tij.
“Është e pabesueshme. Nuk më besohet që ndodhem këtu. Kishte edhe ekipe të tjerë që po interesoheshin, por kur Arsenal më telefonoi ishte një ofertë e parefuzueshme”.
“Javën e kaluar më larguan nga puna te Bentley Motors pasi ishe staf i tepërt dhe disa ditë më pas erdhi Arsenal dhe e pranova mundësinë menjëherë”, ka thënë ai.
“E takova Wenger në fushë. Shpresoj ta impresionoj. Një ditë je duke i parë në televizor, e ditën tjetër je në një fushë me Sanchez, Ozil e Cech”.
“Kur telefonova prindërit, mamaja ime filloi të qante. E kam ndjekur shumë Arsenal. Ata luajnë futbollin më të bukur në Ligën Premier”, përfundoi ai.
Wenger e ka cilësuar mbrojtësin e ri si një lojtar premtues të cilit i mungon eksperienca, por ka cilësi fantastike. /Telegrafi/