Site icon Telegrafi

E larguan nga puna në bankë sepse ishte shumë seksi

Lorenzana paditi bankën në dhjetor të vitit 2009, por zyrtarët e bankës ku ajo punonte thanë se largimi nga puna nuk është bërë vetëm pse ajo është seksi, por për shkak të rezultateve të dobëta në punë.

Por ajo vazhdon të këmbëngul se posedon edhe listën në të cilën janë përmendur me rend se cilat veshje nuk guxon t’i veshë në punë, ku gjenden farmerkat e ngushta, taket e larta, bluzat e ngushta, kostumet e shkurta.

“Nuk mundesha ta besoja se ma dhanë një listë të veshjeve që unë nuk mund t’i veshë. Mendova se po mahiteshin. Kënd po e ngacmoja? Klientët e mi nuk janë ankuar kurrë”, tha Lorenzana.

Bukuroshja Lorenzana e cila është me prejardhje nga Portoriko thotë se kurdiste për veten, por nuk ka bërë kurrë ndonjë gjë për t’i provokuar kolegët e saj ose për t’ia tërhequr vëmendjen atyre. Për më shumë, ajo thotë se disa nga koleget e saj vishen në mënyrë edhe më provokative se ajo. /Telegrafi/
 

Exit mobile version