Telegrafi

E larguan nga klubi i natës, momenti kur ish-ushtari i dehur hakmerret ndaj rojeve (Video)

Ky është momenti kur një ish-ushtar i dehur drejtoi veturën e tij përmes barrierave metalike ku gjendeshin dy roje të një klubi të natës në Bournemouth, Dorset, menjëherë pasi e kishin larguar nga aty.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Shailem Dodson, 20 vjeç, kishte ndërmarrë një veprim për hakmarrje, pasi u largua nga klubi kur dy gra u ankuan se po shkaktonte telashe.

Dodson e përdori veturën e tij Vauxhall Corsa e tij të zezë, duke u përplasur për barriera dhe goditur rojën Rafael Zanin.

Ndërsa ai shtrihej në dysheme, një tjetër roje goditi Dodsonin për ta ndaluar atë të largohej nga vendi i ngjarjes.

Ai u përmbys në dysheme, duke pështyrë në stafin dhe duke bërë kërcënime për t’i vrarë. /Telegrafi/