Ky është momenti kur një ish-ushtar i dehur drejtoi veturën e tij përmes barrierave metalike ku gjendeshin dy roje të një klubi të natës në Bournemouth, Dorset, menjëherë pasi e kishin larguar nga aty.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Shailem Dodson, 20 vjeç, kishte ndërmarrë një veprim për hakmarrje, pasi u largua nga klubi kur dy gra u ankuan se po shkaktonte telashe.
Dodson e përdori veturën e tij Vauxhall Corsa e tij të zezë, duke u përplasur për barriera dhe goditur rojën Rafael Zanin.
Ndërsa ai shtrihej në dysheme, një tjetër roje goditi Dodsonin për ta ndaluar atë të largohej nga vendi i ngjarjes.
Ai u përmbys në dysheme, duke pështyrë në stafin dhe duke bërë kërcënime për t’i vrarë. /Telegrafi/