Arsene Wenger ka folur fjalë të mira për mesfushorin e larguar, Jack Wilshere.
Mesfushori i talentuar anglez është dashur ta lë skuadrën e zemrës, Arsenalin për një ekip të dorës së dytë, siç është Bournemouth, për shkak të minutave të pakët në lojë.
Megjithatë, trajneri francez, Arsene Wenger nuk e ka ndërruar mendimin për anglezin, pasi thotë që është një lojtar klasi botëror dhe pret që të qëndroj gjithë karrierën në Arsenal.
“Wilshere është një lojtar i klasit botëror”, ka deklaruar fillimisht trajneri i Arsenalit.
“Unë shpresoj se personalisht ai do të qëndrojë tërë karrierën e tij këtu”, përfundoi Wenger. /Telegrafi/